Mexhiti: Nesër nënshkruhet kontrata për autostradën Shkup–Bllacë

0%

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë. Ky investim kap vlerë mbi 200 milionë euro që do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, njoftoi Komuna e Çairit.

Sipas Mexhitit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, forcimin e lidhjeve ekonomike dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet dy vendeve. “Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë. Për vite me radhë u fol, ndërsa ne zgjodhëm të veprojmë.

Rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë, ato flasin vetë,” deklaroi Mexhiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi