E rëndë: 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në

0%

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit, raporton TCH. Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com