Ibrahimovic shpërthen pas eliminimit të Belgjikës: Trajneri duhet të

0%

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një deklaratë të fortë për Fox Sports lidhur me eliminimin befasues të Belgjikës nga Kupa e Botës 2026. Ish-sulmuesi suedez, i cili aktualisht është analist për transmetuesin amerikan, ka drejtuar kritikat kryesore ndaj përzgjedhësit Rudi Garcia, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për humbjen në çerekfinale ndaj Spanjës.

Situata u krijua pas vendimit të teknikut belg për portën. Pas dëmtimit të Thibaut Courtois, Garcia vendosi ta zëvendësonte me Senne Lammens, i cili më pas bëri një gabim vendimtar që ndikoi në eliminimin e Belgjikës.

Ky vendim është kritikuar ashpër, sidomos pas deklaratave të mëvonshme të portierit të Real Madridit, i cili zbuloi se ishte i gatshëm të qëndronte në fushë edhe përkundër shqetësimit fizik. “Kjo humbje është faji i trajnerit. Ishte vendimi i tij që i kushtoi Belgjikës ndeshjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pse e futi Lammensin kur në stol ishte Penders?” “Vetëm sepse njëri luan për Manchester Unitedin dhe tjetri për Strasbourgun? Nuk mund ta zgjedhësh kështu portierin e një kombëtareje”, deklaroi Ibrahimovic. Tronditet bota e futbollit: Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës Ibrahimovic vazhdoi kritikat duke vlerësuar më lart portierin tjetër belg.

“Penders është shumë më i mirë. Lammens është i mbivlerësuar në këtë nivel. Të gjithë e panë këtë. Është turp. Trajneri kryesor dhe trajneri i portierëve duhet të kenë turp”, përfundoi ai. Belgjika u eliminua nga Spanja pas humbjes 2-1 në çerekfinale, ndërsa goli vendimtar u shënua nga Mikel Merino në minutat e fundit të takimit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi