Nico Paz zbulon pse i biri qëndroi te Como

0%

Një nga surprizat më të mëdha të merkatos së verës, është vendimi i Nico Paz për të qëndruar te Como, pavarësisht interesimit të Real Madridit për ta rikthyer argjentinasin.

Pablo Paz, babai dhe njëkohësisht agjenti i Nico Paz, konfirmoi se i biri do të vazhdojë te Como, dhe shpjegoi se si klubi italian ashtu edhe Real Madridi e konsideruan këtë vendim si opsioni më i mirë për zhvillimin e tij.

“Ishte një vendim i vështirë sepse Real Madridi e donte vërtet, por ata gjithashtu menduan se një sezon tjetër në Itali, me mundësinë e të luajturit në Champions League, do të ishte opsioni më i mirë për zhvillimin e tij. Nëse klauzola e riblerjes ushtrohet, ai mund të kthehet në Madrid në të ardhmen. Ka ende disa detaje për t’u përcaktuar dhe rregulluar, siç është çmimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nico Paz është i lumtur sepse ndihet shumë rehat te Como dhe është shumë i vlerësuar atje. Ai është pritur në mënyrën më të mirë dhe është trajtuar me shumë dashuri në çdo mënyrë. Ana njerëzore është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe kjo e bën të ndihet rehat”, tha Pablo Paz, pas fitores së fundit të Argjentinës 3-1 ndaj Jordanisë, ku 21-vjeçari e nisi si titullar.

Burimi: Bota Sot