Elbasani u mposht në miqësoren përballë Deçiqit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Verdheblutë pranuan 3 gola dhe zhvilluan një paraqitje jo fort bindëse, kur dimë që në prag është edhe ndeshja e rëndësishme në Conference League, përballë BATE Borisov.
Megjithatë, si duket, nënkampionët zgjedhin të mos ndikohen shumë prej rezultatit që prodhoi ai “test”, ndërsa këtë radhë ata vijnë me postimin e “debutuesve”. Bëhet fjalë për lojtarët e rinj të afruar si Ardit Nikaj, Ruben Hebaj, Joan Epitaux, Ledjo Tresa, Edoly Lokukit, si dhe dy futbollistëve të afruar nga Vora në formën e huazimit si Bernard Karrica dhe Marjo Bajramaj.
Tashmë, për Elbasanin, takimi i radhës merr vlerën maksimale pasi përballë bjellorusëve do tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze, pse jo, për të kapur edhe raundin pasardhës.
