​Nga ‘operacioni ushtarak’ në luftë, ekspertët serbë të sigurisë:

0%

“Me deklaratën se ‘operacioni special ushtarak’ rus në Ukrainë është shndërruar në luftë të vërtetë’, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk po pranon realitetin, por po përpiqet ta paketojë agresionin rus në një gënjeshtër të re propagandistike.

Kjo deklaratë është një përgatitje e opinionit publik rus për vazhdimin e luftës, viktima të reja, militarizim edhe më të madh të shoqërisë dhe një përplasje edhe më të thellë me Evropën “, thonë njohës serbë të sigurisë për Danas, transmeton KosovaPress.

Ata shtojnë se Peskov e di shumë mirë që nga dita e parë se Rusia po zhvillon një luftë të vërtetë në Ukrainë dhe se, sipas tyre, pasojat e saj duket se do ta përfshijnë edhe vetë Rusinë. “Më saktë do të ishte të thuhej se lufta ka marrë një dimension më të gjerë gjeopolitik, por në asnjë mënyrë nuk është shndërruar në një luftë të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe Perëndimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Moskës i duhet një justifikim i ri. Prandaj Peskov përpiqet të thotë: nuk jemi ne përgjegjës, faji është i Perëndimit”, komentojnë ata deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se, për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë të vendeve perëndimore, “operacioni special ushtarak” rus në Ukrainë është shndërruar në “luftë të vërtetë”.

Dimitrije Miliq, drejtor programor i organizatës “Novi treqi put”, tha për Danas se deklarata e Peskovit përfaqëson një mesazh politik dhe komunikues, i destinuar kryesisht për opinionin e brendshëm rus dhe më pak për atë ndërkombëtar.

“Kremlini prej një kohe të gjatë po përpiqet ta paraqesë luftën si një konflikt të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe ‘Perëndimit kolektiv’, e jo vetëm me Ukrainën.

Një narrativë e tillë shërben për të justifikuar mobilizimin afatgjatë të shoqërisë, shpenzimet e larta ushtarake dhe faktin se konflikti ka zgjatur shumë më tepër sesa Moska kishte parashikuar fillimisht dhe ia kishte paraqitur publikut ,” thotë Miliq.

E Orhan Dragash, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Siguri, tha se me këtë deklaratë Peskov nuk po pranon realitetin, por po përpiqet ta paraqesë agresionin rus përmes një gënjeshtre të re propagandistike.

Burimi: Bota Sot