Neymari me ndikimin më të madh deri tani

0%

Shpërndaje në: Neymari luajti për herë të parë në afro tri vjet me Brazilin dhe menjëherë la gjurmë. Brazili fitoi 3:0 ndaj Skocisë, ndërsa Neymari luajti për 15 minuta. Numri 10-të i Brazilit pati ndikim në fushë, ka shkruar “OptaJoe” në platformën “X” të enjten. Në vetëm 15 minuta në fushë ndaj skocezëve, Neymari i krijoi tri shanse për shënim.

Në Botëror, asnjë futbollist që ka hyrë si zëvendësues nuk e ka krijuar këtë numër të madh të shanseve që prej vitit 2006. Neymari po ashtu fitoi shumë ndërhyrje të palejuara, siç ka ndodhur në shumë raste më parë. “Qëkur debutoi në Botërorin 2014, asnjë lojtar nuk është ndalur në mënyrë të palejuar më shpesh se Neymari, gjithsej 61 herë.

Pas ndërhyrjeve në të, 13 lojtarë janë ndëshkuar me kartonë”, ka shkruar “OptaJoe”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha