Në botë nafta bie në çmimin e para luftës në Iran, në Kosovë vonon

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës ka rënë në nivele që nuk ishin parë që para luftës me Iranin, ndërsa trafiku përmes ngushticës strategjike të Hormuzit po rikthehet gradualisht në normalitet. Për dallim prej këtij trendi, në Kosovë lirimi është më i ngadaltë. Çmimi është ende rreth 15 centë më lartë se niveli i ditëve të para të luftës.

Një litër naftë në Kosovë sot po kushton maksimalisht 1.36 euro bazuar në vendimin e Ministrisë së Tregtisë për çmimet maksimale të lejuara. E më 2 mars, KOHA pati raportuar se një litër naftë kushtonte deri 1.27 euro. Madje ky çmim paraqiste rritje prej 3 deri 10 centësh në krahasim me ditën paraprake.

Në nivel bote, nafta e papërpunuar Brent, që është referencë globale, ka rënë nën 72.48 dollarë për fuçi, niveli ku ndodhej një ditë para se SHBA-ja dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit.

Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës.

Sipas kompanisë së inteligjencës detare Kpler, numri i anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur ndjeshëm që nga nënshkrimi i memorandumit. Pas nisjes së shtrenjtimit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit pati vendosur marzhë fitimi për shitësit e derivateve.

Gjatë shtrenjtimit, çmimi për litër nafte në Kosovë pati mbërritur në 1.91 euro në prill.

Burimi: Koha