Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike. Ku më pas edhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.

Burimi: Bota Sot