​Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 12 korrik, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë. Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat nuk pritet të arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e masës së kufizimit.

Për këtë arsye, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendimin për kufizimet e përkohshme të qarkullimit. Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike. Ajo premtoi se qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë nëse krijohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Burimi: Bota Sot