Në kërkim për drogë, arrestohet 20-vjeçari në Fushë Kosovë – dërgohet

0%

Një 20-vjeçar i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Andi (Nebi) Bejiqin (20 vjeçar), i cili u ndalua gjatë patrullimit të njësisë për realizimin e urdhëresave në rrugën “Abedin Sogojeva”.

Pas verifikimit, policët konstatuan se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, për shkak të veprës penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. Pas arrestimit, Andi Bejiq është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, ku do të vuajë dënimin me burgim, në zbatim të urdhëresës së gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com