Ndalohet një person që po transportonte dru, dyshohet se kaloi

0%

Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në fshatin Bervenik të Podujevës, i cili po drejtonte traktorin që ishte i ngarkuar me dru. Ndalimi i til është bërë pasi dyshimeve se ai e kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Raportohet se është ndaluar një traktor i ngarkuar me dru, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republikë e Kosovës. Me vendim të prokurorit, drutë i janë dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Ndaj tij është hapur rast për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare dhe kontrabandim me mallra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot