Martinez, selektori i radhës që largohet

0%

Shpërndaje në: Shumë prej selektorëve kanë njoftuar për largim kur përfaqësueset e tyre i kanë luajtur ndeshjet e fundit në këtë Botëror. Njëjtë ka bërë edhe Roberto Martinez, selektor i Portugalisë. Portugalia të hënën u mposht 1:0 nga Spanja në një të tetën e finales, ndërsa Martinez njoftoi largimin.

Tekniku spanjoll ka theksuar se kontrata e tij përfundoi të hënën dhe se tani federata portugeze duhet të zgjedhë trajnerin e ri. “Kam ardhur te Portugalia për ta fituar Botërorin dhe mendoj se pasi nuk e kemi fituar nuk ka kuptim të vazhdojmë”, ka thënë Martinez. Ai është krenar për punën që ka bërë te Portugalia.

Burimi: Koha