Shpërndaje në: Çmimi i naftës në Kosovë është ngritur për një 1 cent krahasuar me dy ditët paraprake. Jo më shtrenjtë se 1.41 euro mund të shitet litri i naftës për ditën e martë . Ndërkohë çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar.
Një litër benzinë mund të shitet jo më shtrenjtë se 1 euro e 36 centë për litër sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë në kuadër të caktimit të marzhës së fitimit. Gazi ka çmimin 0.63 euro për litër.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e vazhdoi edhe për 30 ditë masën e përkohshme për rregullimin e çmimeve maksimale të derivateve.
Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat tregojnë se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Gjithashtu, u konstatua se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen plotësisht ose ndodhin me vonesë.
