Ndalohen tre persona në Çair, dyshohen se i vunë zjarrin një

0%

Zyrtarët policorë nga SPB Shkup sot në rrugën “magjistralen Jadranska” privuan nga liria D.D., A.A. dhe F.L. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, rasti lidhet me një zjarr në një vendgrumbullim lëndësh të para sekondare në zonën e Çairit, gjatë të cilit një ekskavator u vu në flakë, dhe u raportua më rreth orës në stacionin policor të Çairit.

Pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nga SPB Shkup i kanë vërejtur të dyshuarit në një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Resnjës, pas së cilës ata janë privuar nga liria. Ministria e Brendshme njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi