Milani i ka vendosur çmimin e largimit Leaos

0%

Milan ka vendosur një çmim prej 60–70 milionë eurosh për Rafael Leao, duke hapur zyrtarisht mundësinë e një largimi të sulmuesit portugez gjatë këtij afati kalimtar. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe kanë paraqitur një plan të qartë për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar shitjen nëse vjen oferta e duhur.

Kontrata e Leaos skadon në qershor 2028, por bisedimet për rinovim kanë ngecur prej muajsh. Sezoni i fundit ka qenë i vështirë për sulmuesin, i cili shpesh është përdorur jashtë pozicionit natyral dhe ka reaguar me pakënaqësi në disa raste kur është zëvendësuar.

Kjo situatë, së bashku me dështimin e Milanit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ka ndikuar në rishikimin e planeve të klubit. Manchester United dhe Tottenham janë përmendur si destinacione të mundshme, me Tottenham që po e shohin si pjesë të rindërtimit të ekipit. Megjithatë, asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur deri tani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Milan, nga ana tjetër, nuk dëshiron të mbetet me një lojtar të pakënaqur në skuadër dhe është i hapur për një shitje që do t’i siguronte fitim të konsiderueshëm, pasi ai u ble nga Lille për rreth 49.5 milionë euro.

Burimi: Telegrafi