Prokuroria jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit, ku viktimë mbeti imami i fshatit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Policia e Kosovës është njoftuar për rastin më , rreth orës . “Viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë).

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. ​I vrari në Dragash dyshohet se ishte imam – detaje të reja nga therja me thikë në Zlipotok Prokuroria bën të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, e cila së bashku me hetuesit policorë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari me inicialet B.H., pas kryerjes së veprës, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. “I dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në komunikatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të prokurorit të shtetit, B.H. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, ndërsa për 48 orë është ndaluar edhe babai i tij, i dyshuar për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit Prokuroria njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, thuhet më tej në njoftim. Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Burimi: Telegrafi