Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka finalizuar përgatitjet për pritjen e mysafirëve që do të marrin pjesë në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Për këtë ngjarje festive që do të organizohet në kryeqytet, ambasada ka publikuar edhe pamje nga ambientet e saj të dekoruara për rastin.
“Dola për të ndarë përgatitjet e vazhdueshme ndërsa bëhemi gati të festojmë 250 vjetorin e pavarësisë amerikane sonte me miqtë tanë kosovarë” , thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Para disa ditësh është vendosur edhe një flamur i madh amerikan, i cili bie menjëherë në sy.
Në hapësirat përreth shihen të vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara së bashku me ata të Kosovës, duke simbolizuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
