Musollaj përforcon sulmin e Ramiz Sadikut

0%

Skuadra e futbollit Ramiz Sadikut është përforcuar me sulmuesin Danjel Musollaj. Skuadra nga Prishtina synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. “KF Ramiz Sadiku ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin qendror Danjel Musollaj, i cili nga sot është pjesë e klubit tonë.

Danjeli vjen për të forcuar repartin ofensiv me cilësitë, angazhimin dhe dëshirën për sukses. Besojmë se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit gjatë sezonit”, ka njoftuar Ramiz Sadiku.

Burimi: Bota Sot