Ambasada Amerikane prezanton SideRunner, automjetin pa pilot që do të

0%

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u prezantua sot zyrtarisht SideRunner, një automjet tokësor pa pilot (UGV) me përdorim të dyfishtë, ndërsa u njoftua fillimi i prodhimit të tij në Kosovë. Prezantimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve Freedom250, të organizuara nga Ambasada Amerikane në Kosovë me rastin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SideRunner është zhvilluar përmes partneritetit strategjik ndërmjet Stridar Inc. në SHBA dhe Stridar Kosovo LLC, duke kombinuar inovacionin amerikan me kapacitetet inxhinierike dhe prodhuese të Kosovës. Sipas kompanisë, Kosova do të ketë rol të rëndësishëm në prodhimin dhe eksportin e kësaj platforme drejt tregjeve ndërkombëtare në Evropë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Platforma SideRunner është përmirësuar vazhdimisht mbi bazën e përvojave të përdoruesve ndërkombëtarë dhe është testuar edhe në bashkëpunim me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Automjeti mund të përdoret në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, operacionet emergjente, kërkim-shpëtimin, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe inspektimet industriale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prezenca e këtij prezantimi në Ambasadën Amerikane u cilësua si një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin teknologjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Burimi: Bota Sot