“Kriza financiare” detyroi RTK-në të ndalojë pagesat për orët shtesë

0%

Në mbledhjen e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) e cila po mbahet sot më është duke u diskutuar raporti i punës për muajin maj, me theks tek vendimi i bordit të RTK për ndalimin e pagesave dhe shpërblimeve për punën shtesë të punojnësve të transmetuesit publik.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës më ka miratuar plotësim ndryshimet që lidhen me rregullorën për kompensimin/shpërblimin e punëtorëve të trasmetuesit publik.

Ushtruesja e pozitës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu më tha se për shkak të gjendjës financare të RTK-së është shtruar nevoja e ndalimit të kompensimit të punëtorëve me para për shkak të shpenzimeve të mëdha për këto pagesa dhe kompensimi të bëhët me ditë pushimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mbledhjen e sotme më , ushtrues e detyrës së drejtoreshës së RTK 2, Aleksandra Jovanoviq kërkoi që punonjësit e RTK 2 të përjashtohen nga ky vendim. Kjo pasi Javanoviq tha se gjendja në RTK 2 është alarmante për shkak të numrit të vogël të punëtorëve. “Gjendja është alarmente mbi 36 persona e kanë lëshu RTK 2 për arsye të ndryshme e që për ato vende nuk janë shpall konkurse.

Problemi mbetet i madh por do të ju kisha lutur që RTK 2 të përjashtohet nga vendimi për ndalimin e pagesave shtesë sepse me të vërtëtë do të rrezikohet funksionimi i RTK 2”- tha ajo.

Spahiu në mbledhjen e në fjalën e saj tha se punëtorët që punojnë me orë shtesë do të kompensohen me ditë pushimi ndërsa për kategori të caktuara si ata që punojnë në ndërrimin e natës do të paguhen me pagesë shtesë. Ajo tha në mbledhjen e se vetëm në pesë mujorin e parë të vitit 2026-tës për këto lloj pagesash janë shfrytëzuar mbi 170 mijë euro.

Spahiu theksoi në atë mbledhje () se për shkak të gjendjes së krijuar financiare top-prioritet është pagesa e pagave të rregullta. “Është shtruar nevoja për kompensim të orëve dhe angazhimeve shtesë me dite pushimi. Prej disa dokumenteve që kemi pranu kemi një shpenzim jashtëzakonisht të madh në orët shtesë dhe angazhim shtesë.

Në vitin 2024 për këto pagesa janë shpenzu 133 mijë euro, 355 mijë euro në vitin 2025 dhe në pesë mujorshin e 2026-tës janë shpenzu 176 mijë euro për pagesa për orë dhe angazhime shtesë. Lista e punëtorëve sillet diku mbi 300 punetorë që është numër i madh. Qëllimi jonë kryesor është mirekuptimi për reduktim të angazhimeve shtesë. Prioritet i kemi ekzekutimin e pagave.

Në pamundësi me i ndryshu kontratat po e ndryshojmë rregullorën. Do të ketë përjashtime për oret e natës dhe për pozita kruciale. Nga 300 persona që janë pagu për orë dhe angazhime shtesë e kemi reduktu këtë numër në 25. Në momentin që ka buxhet do të ketë rishqyrtim të këtij plotësim/ndryshimi. Top-prioritet është mos rrezikimi i pagave gjatë këtij viti”- tha ndër të tjera u.d.

Drejtoresha Spahiu. Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka miratuar më kërkesën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës për të aplikuar për të marrë një mbitërheqje bankare pas gjendjes financiare të krijuar në transmetuesin publik për shkak të gjendjës së krijuar financare në RTK.

Për këtë në mbledhjen e sotme më , Spahiu tha se është miratuar kjo mbitërheqje e cila do të sjellë fleksibilitet në RTK. Rreth 1 milion euro i janë marrë nga xhirollogaria përmes procedurave të përmbarimit Radiotelevizionit të Kosovës nga “Grand Media” apo i njohur ndryshe si emisioni “Kush do të bëhet milioner”, i cili ishte transmetuar vite më parë në RTK.

Burimi: Kallxo