MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes

0%

Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Katër shtetas të Kosovës janë përballur me procedura penale në Serbi që nga viti 2025 nën akuza për krime lufte, nxitje të urrejtjes dhe cenim të rendit kushtetues të Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i cilëson këto raste si të pabazuara ligjërisht dhe me prapavijë politike, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë.

Në katër raste janë iniciuar procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës që nga viti 2025, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas së cilës, rastet lidhen me akuza për krime lufte, nxitje të urrejtjes dhe cenim të rendit kushtetues të Serbisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin e fundit të arrestimit në Serbi të kosovarit Osman Selmani, i cili u ndalua në pikën kufitare në Mutivodë, Ministria thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka informuar vendet e QUINT-it dhe ka kërkuar ndikimin e tyre tek autoritetet serbe. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në fillim të vitit 2026.

Në shkurt, personi me inicialet M.LL. u arrestua në kufirin Kroaci–Serbi, ndërsa u lirua në muajin prill. MPJD-ja këto arrestime i ka vlerësuar si të pabazuara ligjërisht dhe me prapavijë politike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë.

Edhe Arbëri 6 muaj më parë Bllokimi i paralajmëruar në rrugën në Kurshumli, MPJD bën thirrje të shfrytëzohen rrugë alternative “MPJD-ja vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë, duke pasur parasysh rastet e përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Edhe avokati Arianit Koci, i cili është marrë drejtpërdrejt me raste të tilla, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes edhe me postimet në rrjetet sociale. Ai përmend rastin e Avdi Memçajt, i cili, sipas tij, ndodhet në paraburgim tash e dy muaj vetëm për shkak të komunikimeve në rrjetet sociale.

“Kisha ba një apel që me pas kujdes në rrjete sociale si po shprehen, për shkak se e keni rastin e Avdi Memçajt, i cili veç për komunikim përmes rrjeteve sociale Serbia e ka ndalë. Më 20 maj dhe gati më shumë se dy muaj është në burg. Pra, asnjë veprim tjetër nuk e ka ba”, ka thënë Koci.

Koci ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet të sillen qytetarët në rast se ndalohen nga autoritetet serbe. “Duhet me iu bind urdhrave të policisë, për shkak se ata munden me marrë masa radikale. E dyta, me tentu m’u sjell sa më mirë edhe me raportu rastin. Telefonat, policia kohëve të fundit po kërkon me i hap. Telefonin askush nuk ka të drejtë me ta hapë pa urdhër të gjykatës.

Ata po i kushtëzojnë, po iu thonë: ‘Na tash të marrim, të arrestojmë, të majmë një muaj ditë në Beograd, ma mirë hape nëse s’ke kurgjo, ta shohim çka ka’. Janë në mënyrë eksplicite duke kërkuar nëse ka ndonjë shenjë të UÇK-së, pasi për ta ajo është organizatë terroriste.

Çdo rast që po më raportohet po e identifikoj personin, por në mënyrë të pavarur nuk mundem me i vërtetu pretendimet e tyre, nuk kam mekanizma”, ka deklaruar ai.

Edhe Arbëri 5 muaj më parë Kosova kërkon angazhimin e QUINT-it pas arrestimit të veteranit të UÇK-së në Serbi MPJD-ja nuk ka ofruar shifra se sa kosovarë janë arrestuar nga autoritetet serbe këtë vit dhe vitin e kaluar Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

Burimi: Koha