Një motoçiklist ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur një mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, është vetaksidentuar.
Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia nuk ka bërë të ditura rrethanat që çuan deri te vetaksidenti.
Burimi:
Kallxo
