Shpërndaje në: Policia e Kosovës po heton tri raste të ndara të raportuara gjatë së premtes në Mitrovicën e Veriut, ku përfshihen një zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një automjet dhe dy raste të dëmtimit të veturave. Sipas raportit policor, rreth orës në rrugën “Zoran Gjingjiq”, një automjet në pronësi të një gruaje kosovare është përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa eksperti i zjarreve ka vlerësuar se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht. Në një rast tjetër, në rrugën “Mesud Dzekovic”, një burrë ka raportuar se një i dyshuar i kishte dëmtuar dy automjetet e tij duke i goditur me gurë. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Po ashtu, në rrugën “Qeta e Minatorëve”, një grua ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e automjetit duke e goditur me gur. Edhe ky rast është iniciuar dhe po hetohet nga Policia e Kosovës.
