Policia gjermane i ka dhënë fund një situate pengmarrjeje në një supermarket në Berlin, ku një grua ishte mbajtur peng për rreth 11 orë e 20 minuta. I dyshuari është arrestuar pas ndërhyrjes së forcave speciale.
Ngjarja përfundoi rreth orës të së shtunës, kur njësitë speciale të policisë hynë në objekt dhe neutralizuan personin e dyshuar me një armë elektrike “Taser”, para se ta arrestonin. Sipas mediave gjermane, një arkëtare e supermarketit ishte mbajtur peng nga një burrë, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar me thikë pasi kishte hyrë në dyqan rreth orës të së premtes.
Gjatë gjithë operacionit, zona përreth supermarketit ishte rrethuar nga policia, ndërsa në vendngjarje ishin angazhuar forca speciale, ambulanca, zjarrfikës dhe një numër i madh i automjeteve policore. Negociatorët e policisë kishin qenë në kontakt të vazhdueshëm me pengmarrësin gjatë përballjes, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ai dhe gruaja njiheshin mes vete.
Punonjësit e tjerë që ndodheshin brenda supermarketit në momentin e nisjes së incidentit kanë arritur të largohen pa u lënduar dhe janë asistuar nga shërbimet emergjente. Një punonjës i supermarketit ka deklaruar për gazetën gjermane “Bild” se personi i dyshuar kishte qenë fillimisht te arka dhe më pas kishte nxjerrë një thikë.
Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë dëshmi. Hetimet për rastin po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!