Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të dielën dhe të hënën, përkatësisht për datat 28 dhe . Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës në këto dy ditë është kufizuar në 1.37 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.35 euro për litër.
MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.67 euro për litër. Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora e datës sё sotme. Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000.
Në Kosovë, opozita e Legjislaturës së X-të, e cila kishte dalur nga zgjedhjet e dhe përfundoi mandatin më , kishte kërkuar nga Qeveria heqjen e akcizën ose TVSH-së në derivate, duke thënë se kjo do të ulte çmimin në treg.
Mirëpo në atë kohë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit më kishte thënë se heqja e akcizës ose TVSH-së do të ndikonte vetëm tek operatorët, por jo edhe te qytetarët.
LDK me përkrahje të PDK-së dhe AAK-së kishte paraqitur propozim-rezolutën lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Një gjë e tillë nuk ishte përkrahur nga LVV-ja dhe si rrjedhojë rezoluta nuk arriti të votohet më pasi nuk pati kuorum.
Më herët në muajin mars, MINTI-i kishte marrë një tjetër vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.
