Messi hyn nga banka dhe gjen golin – Argjentina e mbyll me maksimum grupin

0%

Argjentina e ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Jordaninë me rezultatin 3-1 dhe duke e mbyllur grupin me maksimumin e pikëve. Kampionët në fuqi konfirmuan edhe një herë statusin e favoritëve, ndërsa Lionel Messi u rikthye nga stoli për të lënë menjëherë gjurmë me një gol spektakolar.

Argjentina e nisi ndeshjen në sulm dhe krijoi raste të shumta. Fillimisht, një gol i Giovani Lo Celso u anulua për pozicion jashtë loje, por mesfushori u hakmor në minutën e 19-të, kur realizoi një goditje dënimi të shkëlqyer për avantazhin 1-0. Skuadra e Lionel Scaloni vazhdoi të dominojë dhe, pas një ndërhyrjeje të VAR-it, fitoi një penallti në minutën e 30-të.

Lautaro Martínez u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar epërsinë në 2-0. Në pjesën e dytë, Jordania reagoi dhe ngushtoi shifrat në minutën e 55-të me Mousa Tamari, i cili mposhti portierin argjentinas pas një asistimi të Ehsan Haddad. Në minutën e 60-të erdhi momenti që tifozët prisnin. Messi u aktivizua nga stoli, duke zëvendësuar Lautaro Martinezin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm 20 minuta më vonë, ylli argjentinas vulosi fitoren me një supergol nga goditja e lirë. Kapiteni dërgoi topin me saktësi në cepin e portës, pa i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar dhe vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Argjentina e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë nga tri ndeshje, duke kaluar në fazën me eliminim direkt si vendi i parë i grupit dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në mbrojtje dhe sulm. / Telegrafi

Burimi: Kallxo