Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se 29-vjeçari që ra në prangat e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje dy zyrtarë policorë është Ali Tafolli. Siç raportoi Sinjali, incidenti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Suharekë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ishte njoftuar rreth orës për një mosmarrëveshje në parkingun “Xoni”.
Sipas burimeve, i dyshuari fillimisht po tentonte ta tërhiqte automjetin në mënyrë të njëanshme nga parkingu, por pasi zyrtarët policorë e njoftuan se duhej t’u përmbahej procedurave ligjore, ai është bërë agresiv dhe ka refuzuar t’i bindet urdhrave.
Për shkak të sjelljes së tij, policët e shoqëruan në Stacionin Policor në Suharekë, ku, sipas burimeve, ai vazhdoi t’i kanoste dy zyrtarët policorë duke u thënë se do t’i vriste. Gjatë testimit, i dyshuari rezultoi nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promil.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, A.T është mbajtur për gjashtë orë në Stacionin Policor, ndërsa pas intervistimit pritet të merren vendimet lidhur me procedurat e mëtejshme penale. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Ekskluzive | “Do t’ju vras”, kërcënon dy policë në Suharekë – 29-vjeçari i dehur shoqërohet në stacion Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
