Ministri në detyë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me homologun e tij nga Kroacia, Gordan Grliq Radman. Kështu ka bërë të ditur ministri i jashtëm kroat përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, të shtunën, më . Sipas tij, dy ministrat kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Zagrebit ndaj Kosovës për në rrugën europiane.
Grliq Radman tha se në takim u diskutua edhe rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave. “Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”- ka shkruar ndër të tjera ministri kroat.
With @KonjufcaGlauk , First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora of the Republic of Kosovo. 🇭🇷🇽🇰 We discussed Croatia’s continued support for Kosovo’s European path, the importance of institutional stability and reform progress, as well as… pic.twitter.com/N3VOe494zx — Gordan Grlić Radman (@grlicradman) June 27, 2026
