Milla flet për rivalitetin e Messit dhe Ronaldos

0%

Shpërndaje në: Golashënuesi më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, Roger Milla, ka folur për rivalitetin që kanë kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi dhe kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Messi dhe Ronaldo vazhdojnë të thyejnë rekorde, ndërsa Milla ka vlerësuar të dy futbollistët.

“Ua heq kapelën”, ka thënë Milla, i cili mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në Kupë të Botës. Ai kishte shënuar në moshën 42-vjeçare në Botërorin e vitit 1994. Milla është nga Kameruni.

Burimi: Koha