Drogonin gratë dhe më pas kryenin marrëdhënie me to/ Arrestohen 8

0%

Tetë persona janë arrestuar në Britani si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që dyshohet se drogonin dhe abuzonin seksualisht me grat, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Rasti ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e francezes Gisèle Pélicot, e cila për vite me radhë drogohej nga bashkëshorti i saj, Dominique Pélicot, i cili më pas ftonte burra të panjohur ta përdhunonin pa dijeninë e saj. Pas gjyqit të Dominique Pélicot, shumë raste të ngjashme janë zbuluar në vende të ndryshme të Evropës, kryesisht në Gjermani dhe Holandë.

NCA, agjencia britanike që heton krimin e organizuar ndërkombëtar dhe veprat e rënda penale, njoftoi se ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të përbërë kryesisht nga burra, të cilët dyshohet se kanë kryer sulme seksuale të organizuara ndaj grave, pasi i kishin vënë ato nën ndikimin e lëndëve narkotike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimi nisi pasi gazetarë gjermanë zbuluan në vitin 2025 një forum online ku shkëmbeheshin materiale dhe informacione që lidhen me këto krime. Më pas, NCA identifikoi atë që e përshkroi si “një rrjet ndërkombëtar”, me anëtarë në dhjetëra vende dhe në të gjitha kontinentet. Hetimi i platformës, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, çoi në arrestimin e tetë personave në Britani.

Ndërkohë, 14 hetime të tjera janë në zhvillim, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në vende të tjera. Sipas autoriteteve, janë identifikuar më shumë se 270 persona të lidhur me këtë forum. “Sulmet seksuale të lehtësuara nga përdorimi i drogës nuk janë më incidente të izoluara, por po bëhen gjithnjë e më të organizuara”, deklaroi Nigel Leary, zëvendësdrejtor i NCA-së.

Ai shtoi se fenomeni po favorizohet nga platformat dixhitale dhe theksoi se “shkalla e këtij fenomeni që kemi parë deri tani është thellësisht shqetësuese”.

Burimi: Bota Sot