Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo mbërriti në Ankara për të marrë pjesë në samitin e radhës të NATO-s, deklaroi se ai po shqyrton mundësinë që Turqisë aeroplanët më të sofistikuar mbi tokë, F35. Ishte vetë Trump ai që në mandatin e tij të parë anuloi shitjen e këtyre avionëve për shtetin turk, por kësaj radhe shefi i Shtëpisë së Bardhë po mendon ndryshe.
Ka pengesa për këtë kthesë, sepse senati amerikan ka nxjerrë ligj për ndalimin e shitjeve të F35 Turqisë. Por nuk është çeshtja te kjo temë. Fjala është se kundër kësaj dëshire të presidentit amerikan reagoi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Ai thoshte se SHBA-të nuk mund t’i shisnin Turqisë avionë të këtij tipi, duke theksuar se me këtë veprim cënohet stabiliteti i rajonit.
Ajo që unë shoh në këtë vendim e njëkohësisht në ragimin e Netanjahut përmban dy aspekte: – Së pari, kur Trump anuloi shitjen e avionëve F35 ndaj Ankarasë nën ndikimin e politikës së kryeministrit izraelit dhe për shkak të prishjes së raporteve izraelito-amerikane presidenti amerikan po shqyrton mundësinë e anulimit të vendimit të para gati 7 vitesh.
Të paktën Trump po synon që t’i bëjë presion Izraelit, se nëse nuk ndryshon qasje në sjelljen e tij në Lindjen e Mesme, SHBA-të do të konsiderojnë aleancën me Turqinë para se me Izraelin. Kjo do të thotë se marrëdhëniet Uashington-Tel Aviv nuk janë aq të shëndosha.
Trump nuk dëshiron që të marrë kosto elektorale dhe në prestigj të vendit të tij për shkak të politikave aventurore të qeverisë së Netanjahut. Po Shqipëria ku është në këtë histori?! Që në fillim duhet të themi se kryeministri i Shqipërisë nga një servil klasik ndaj presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan, është shndërruar në një shërbëtor i zellshëm ndaj Benjamin Netanjahut.
Ne na kujtohen pritjet e përcjelljet e Ramës në Tiranë dhe Ankara me presidentin Erdogan si dhe sjelljet e tij të tipit si me Melonin ndaj kreut të shtetit turk. Shumëkush ka kritikuar jo pak qëndrimet pro-Ramës të Ankarasë edhe në fushata elektorale. Dhe e gjitha pati ndodhur se Edi Ramës i duhej vota e komunitetit musliman në Shqipëri.
Asokohe muslimanët e Shqipërisë të çanin vetullën, nëse do t’u thoshe se po mbështesnin një tradhtar të atdheut. Sepse e asosaconin Ramën me Erdoganin. Sot Rama ka ndërruar padron. Është bërë shërbëtori më i zellshëm i Benjamin Netanjahut dhe politikave të tij shkatërrimtare në Lindjen e Mesme.
Kjo nuk do të ishte aq e dëmshme, nëse kryeministri i Shqipërisë nuk do të kishte plane të tjera për t‘i zhvilluar në Shqipëri së bashku me Benjamin Netanjahun. Fillimisht shpalli iniciativën për të krijuar shtetin bektashi! Një nismë përçarëse dhe e menduar mirë për të krijuar një zonë oazi të manipulimit politik, financiar dhe krijimit të kushteve për pastrimin e parave.
Pastaj Rama i kërkoi Netanjahut që të ndërhynte te presidenti Trump, që numri një i botës ta njihte e ta përkrahte atë si kryeministër të Shqipërisë. Asokohe (para disa muajsh) Netanjahu e kishte pulë e pite me Donald Trump. Por relacioni midis tyre ndryshoi. Megjithatë Edi Rama nuk ndryshoi. Vazhdoi politikën e tij pro Netanjahut pa u menduar shumë.
Deri te premtimi për territor e jo vetëm me gatishmërinë e tij që izraelitët t’i presë me kënaqësi e atyre t’u japë tokë e pasuri të patundshme në Shqipëri. Gjithnjë nën maskën e traditës shqiptare, sipas së cilës „Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit“!
Sa shumë e ka përdorë këtë shprehje të traditës sonë Edi Rama, me qëllim që të realizojë planin e tij për zhbërjen e Shqipërisë e shitjen e saj. Një senator italian thoshte se Sazani do të jetë bazë ushtarake e Irzaelit. Ndërkohë kanë filluar njoftime se Kuçova do të bëhet bazë e armëve bërthamore të Izraelit.
Në këto kushte, pavarësisht sa të vërteta e të pavërteta qarkullojnë, europianët dhe turqit janë të shqetësuar. Kjo duket edhe nga reagimi i medieve t[ë tyre. E vërteta mund të mos jetë e plotë. Për mua është krejt e paplotë, sepse të vërtetat e veprimtarisë antishqiptare të Edi Ramës nuk zbulohen gjatë impelemtnimit të planeve të tij kundër Shqipërisë.
Kujtoj këtu debatin e viteve 2018-2021 për ndarjen e Kosovës, kur Rama i kishte marrë vendimet për këtë bashkë me Vuçiq e në medie na thoshte: – Çfarë është kjo ndarja e Kosovës? Nuk ka një plan të tillë! Dhe pastaj thoshte “Lereni të bisedojnë Thaçi dhe Vuçiq, e më pastaj nëse nuk ju pëlqen vendimi I tyre, ta anulojë parlamenti”! Të njëjtën taktikë përdor ai edhe në rastin e Shqipërisë.
Çdokush detyrohet në raste të caktuara të bëjë një zgjedhje. Madje njeriu është në një farë mënyre ajo çfarë zgjedh të jetë ose të bëhet. Ky rregull është i domozdoshëm edhe për shtetet dhe kombet. Ato zgjedhin vetë dhe bajnë përgjegjësi për zgjedhjen që bëjnë. Edi Rama kur edhi në pushtet zgjodhi si aleatë të tij më të mirët Turqinë dhe Serbinë.
Me këtë zgjedhje shkaktoi reagimin e vendeve të tjera, sidomos të Greqisë, por ngadalë ngadalë edhe të Izraelit. Ky i fundit jo vetëm reagoi kundër lidhjeve Rama-Erdogan, por ka mundësuar tashmë që ta kthejë kryeministrin e Shqipërisë kundër interesave turke e njëkohësisht europiane në rajonin tonë.
Ndërsa sot mediet e mëdha të botës kujtojnë se Edi Rama ka projektuar dhe po zbaton një aleancë tjetër, atë me Tel-Avivin, Beogradin dhe Banja Lukën! Përse po ndodh kjo dhe çfarë pasojash do të ketë, ne nuk e dimë plotësisht. Por ama për mua një aleancë e tillë nuk është pro-Shqipërisë. E kur nuk është pro, është kundër saj. Tani është koha që të zgjedhin shqiptarët.
Ata janë në protestë dhe duan ta mbrojnë atdheun, Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Kjo është kauza e tyre. Madje kanë përcaktuar edhe prej kujt duan ta mbrojnë Shqipërinë. Ky është Edi Rama. Duan ta mbrojnë vendin tonë nga Edi Rama. Jo nga Izraeli, as nga Turqia. Por strategjia e Ramës është krijimi i favoreve politike territoriale dhe ushtarake pikërisht Izraelit të Benjamin Netanjahut.
Madje deri në atë pikë, sa të bëhet palë e kurdëve në Lindjen e Mesme e në një linjë me Netanjahun, të nxisë krijimin e shtetit të Kurdistanit. Në këto kushte unë zgjedh që të mbrohet Shqipëria dhe interesat e saj në lidhje të mgushta me SHBA-të, Europën dhe Turqinë!
