Kampionia në fuqi, Argjentina, do të përballet në orën me senzacionin e këtij Botërori, Kepi i Gjelbër, në një sfidë të vlefshme për fazën e 1/16-tës së finales. Të udhëhequr nga Lionel Messi, argjentinasit synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit, ndërsa përfaqësuesja afrikane kërkon të shkruajë një tjetër faqe historike.
Pak para fillimit të takimit, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. Argjentina – Kepi i Gjelbë Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, Li. Martinez, Medina, de Paul, Mac Allister, Fernandez, Almada, Messi dhe La. Martinez. Kepi i Gjelbër: Vozinha, Moreira, Pico, Diney, Sidny, Kevin Pina, Nuno da Costa, Deroy Duarte, Laros Duarte, Jovane Cabral dhe Ryan Mendes.
