Messi me humor pas fitores: Më kërkuan fanellën e foto, por në fushë

0%

Shpërndaje në: Lionel Messi u shfaq me humor pas fitores 3:2 të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër, ndeshje që i siguroi kampionëve të botës kualifikimin në rundin e 16 më të mirave në Botëror. Pas përfundimit të takimit, futbollistët e Kepit të Gjelbër pritën Messin për të bërë fotografi dhe për t’i kërkuar fanellën, ndërsa argjentinasi pranoi me buzëqeshje dëshirën e tyre.

“Më kërkuan fanellën, më kërkuan gjithçka… Por në fushë ‘më rrahën’ ”, u shpreh Messi me shaka. The Cape Verde players were waiting for Messi to finish the Q&A, so they could take photos with him. 😭 pic.twitter.com/KNpL5PqFOe — MessiXtra (@MessiXtraHQ) July 4, 2026 Kapiteni i Argjentinës ishte sërish protagonisti kryesor i ndeshjes.

Ai shënoi golin e parë, të 20-in në histori të Botëroreve (më së shumti nga një lojtar), më pas asistoi për golin e Lisandro Martinez nga një goditje nga këndi, ndërsa krosimi i tij solli edhe autogolin e Dineyt që vulosi fitoren 3:2. Messi vlerësoi rëndësinë e ndërprerjeve në këtë fitore, duke theksuar se ekipi kishte punuar gjatë për situata të tilla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky ekip e ka treguar prej kohësh se lufton deri në fund. Sot u pa sa të rëndësishme janë ndërprerjet. Kemi lojtarë shumë të mirë në lojën në ajër dhe arritëm ta shfrytëzojmë këtë armë. Kemi punuar për një kohë të gjatë si në aspektin ofensiv, ashtu edhe në atë mbrojtës”, deklaroi ai. Ndeshjen e ardhshme, Argjentina e luan me Australinë të martën.

The smile on Messi’s face while taking selfie after selfie with the Cape Verde players after the game. They really swore he doesn’t vibe with Black players. 🩵😭 pic.twitter.com/0QgRfEDqRT — MC (@CrewsMat10) July 4, 2026

Burimi: Koha