Dy autogola në Botëror nga i njëjti lojtar, ndodh pas 60 vjetësh

0%

Shpërndaje në: Mohamed Hany i Egjiptit ka realizuar dy autogola në këtë Kupë të Botës. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në ngjarjen globale që prej Botërorit 1966 në Angli. Pavarësisht se Hany realizoi autogol në ndeshjen ndaj Australisë, Egjipti e siguroi edhe të paktën një ndeshje të fazës nokaut në Botëror.

E mposhti Australinë në penallti. 30-vjeçari Hany autogol shënoi edhe në ndeshjen ndaj Belgjikës. Dy herë në Kupë të Botës në portën e vet kishte realizuar edhe bullgari Ivan Vutsov, ndaj Portugalisë dhe ndaj Hungarisë, ka shkruar “Fotbollskanalen” të shtunën. Autogoli i Hanyt ndaj Australisë ishte i 13-ti në Kupë të Botës dhe është rekord i ri për turneun e Botërorit.

Burimi: Koha