Mendoi se kombëtarja e tij u eliminua, sulmuesi i Suedisë ulet në fushë

0%

Anthony Elanga u bë protagonist i një prej momenteve më të çuditshme të Botërorit 2026. Kjo pasi që ai mendoi gabimisht se Suedia ishte eliminuar, edhe pse barazimi 1-1 ndaj Japonisë i siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Sulmuesi i Newcastle United shënoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhënë Suedisë barazimin, por pas përfundimit të ndeshjes ai u pa i dëshpëruar në fushë. Trajneri i Suedisë, Graham Potter, reagoi me humor ndaj konfuzionit të futbollistit. “Kjo shpjegon shumë gjëra. Nuk mund të ishte më e qartë. Mesa duket ai kishte mendjen diku tjetër.

E dua shumë, por o Zot…”, tha Potter me shaka. Në fakt, Suedia ka siguruar kualifikimin si një nga vendet e treta më të mira, duke e mbyllur fazën e grupeve me katër pikë dhe me golavarazh zero, teksa tani pret kundërshtarin e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot