Pacolli i publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë në favor të MABCO për Aeroportin e Vlorës – përsërit thirrjen që SPAK të nisë hetimet

0%

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri rreth çështjes së Aeroportit të Vlorës ku iu dha të drejtë kompanisë MABCO ka reaguar Behgjet Pacolli. Kompania MABCO pritet të rikthehet në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet, së bashku me nënkontraktorët e saj.

Vendimi i shkallës më të lartë të gjyqësorit i rikthen MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjykimit. Pacolli ka publikuar konkluzionet e gjykatës në këtë vendim dhe tha se një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng. Për këtë, ai bëri thirrje që SPAK të nisë hetime.

“Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK-un të vazhdojë HETIMIN e thellë që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot