Melinda zbulon pamje nga klipi i ri, vjen në bashkëpunim me Bardhin

0%

Reperja Melinda ka nisur numërimin mbrapsht për projektin e saj më të ri muzikor. Artistja ka paralajmëruar se më 1 korrik do të publikojë bashkëpunimin me këngëtarin Bardhi, këngë e cila mban titullin “Sjena Mo”. Në prag të publikimit, Melinda ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet e videoklipit.

Melinda Krahas imazheve, ajo ka zgjedhur të shkruajë një pjesë nga teksti i këngës, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë e fansave: “As me ty, as pa ty spo shkon.” Melinda Fansat tashmë po presin me padurim publikimin e plotë të këngës dhe videoklipit, që pritet të lançohet më 1 korrik. Melinda

Burimi: Bota Sot