Me banderola, flamuj dhe thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”/ Uragani i

0%

Pas fjalimeve të eurodeputetëve dhe qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë, ka nisur edhe për këtë të hënë marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Prej 30 ditësh qytetarët kanë pushtuar rrugët e Tiranës ku çdo mbrëmjë ata marshojnë nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen dhe Rama në burg Berisha në burg”.

Protesta e sotme ka mbledhur një numër të lartë protestuesish, të cilët kanë dhënë mesazhe të forta. Ashtu si në ditët e kaluara folësit kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kanë përsëritur thirrjet për hetim nga SPAK-u të aferave.

Ditën e nesërme në orën protesta do të zhvillohet edhe para Kuvendit në kohën që do të mbahet seanca plenare, për t’ju treguar deputetëve se nuk i përfaqësojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot