Si skifterë qëndruat në Bajgorë, Llap e Gallap; ngadhënjyet te tabet e Llapashticës, duke zmbrapsur turpshëm ushtarë, policë e paramilitarë të armikut. Më , si ushtarë të Gardës elitë, marshuat e festuat në Prishtinë; por një ushtar i huaj, i papërvojë, nuk diti ta bënte dallimin se kush ishin çlirimtarët e kush ushtarët e armikut.
Ju goditi pamëshirshëm me armën e tij; gëzimi e hareja u kthyen në zi. Kosova humbi dy ushtarë shembullorë. Në varrimin tuaj të gjithë u emocionuan dhe derdhën lot, kur kontributin tuaj në beteja e kujtuan. S’është thënë kot: axhamiu mund të gabojë, edhe dasmën në makth e trishtim ta shndërrojë.
Tragjedia nuk ua zbehu meritat, por ua ngriti lavdinë; ndonëse luftuat në dëborë, acar e shi, që Kosova të mos mbetej nën Serbi. Latë të veja gratë, latë jetimë fëmijët. Avni Dudi e Fahri Bici, yje lirie me heroizmin e treguar, qiellit dardan i dhatë shkëlqim!
