Çka u gjet në shtëpitë e të dyshuarve për plagosjet në Podujevë?

0%

Katër persona mbeten të lënduar, të enjten më në qytetin e Podujevës pas të shtënave me armë zjarri. Prokuroria e Prishtinës njoftoi se një nga të lënduarit është kalimtar rasti, ndërsa tre të tjerët kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës në sheshin ku ka ndodhur ngjarja.

Organet e rendit kanë njoftuar se me vendim të prokurorit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve. Aty janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Personat e lënduar u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha dje më se gjendja e tyre është stabile por e rëndë. “Në Qendrën Emergjente janë sjellë katër pacientë me lëndime të rënda me armë zjarri në kry. Disa prej tyre i kanë përfunduar ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente. Gjendja e tyre është stabile, por mundem me thënë që është ende e rëndë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njëri prej tyre që u plagu, është në sallën operative., kurse edhe tre tjerë janë duke u ekzaminuar dhe trajtuar në Qendrën Emergjente.”- tha drejtori i Emergjencës para gazetarëve. Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, ka dhënë detaje lidhur me incidentin me armë zjarri që ka ndodhur sot më në Podujevë, ku mbetën të plagosur katër persona.

Shabani tha se Policia është njoftuar rreth orës për të shtëna me armë zjarri në qendër të Podujevës. “Rreth orës , Stacioni Policor i Podujevës ka marrë informacion se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante i janë përgjigjur rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa një kalimtar i rastit, i cili për fat të mirë ka pësuar lëndime të lehta trupore”, – tha Shabani. Ai bëri të ditur se motivi i ngjarjes ende nuk është konfirmuar, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Burimi: Kallxo