Ky do të ishte një prezantim më i mirë para botës së civilizuar se kush ishim e kush jemi në fakte ne: Gjon është emri im dhe Dardania atdheu im; nëna jonë e përbashkët është nga fisnikëria e lashtë ilire, emri i saj është Arbëri( e njohur tani si Shqipëri). Çertifikata jonë është kryeheroi Gjergj Kastrioti(Skënderbeu). Pasaporta jonë është Nënë Tereza. Homeri ynë është Gjergj Fishta.
Shkrimtari ynë i madh e i njohur në mbarë botën është Ismail Kadare. Këngëtaret tona të njohura në mbarë botën janë: Dua Lipa,Rita Ora etj. Bilbilat e kombit tonë janë: Sabri Fejzullahu, Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza etj. Arkitekt i Republikës së Kosovës është presidenti i urtë e vizionar Ibrahim Rugova.
Jezu Krishti është „udha, e vërteta dhe jeta“,ashtu sikur ishte njësojë edhe për kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin dhe Nënë Terezën, poashtu është edhe për ne sot si e vetmja udhë dhe e vërtetë e shpëtimit dhe dritës së kombit tonë. Miqtë tanë që na shpëtuan e po na mbrojnë dhe ndihmojnë edhe sot, janë Austria dhe ShBA si dhe shumë vende tjera mike europiane.
