Erdogani u bën thirrje vendeve të NATO-s të heqin kufizimet në

0%

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje që aleatët e NATO-s të heqin kufizimet në bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke theksuar se pengesa të tilla nuk duhet të ekzistojnë mes vendeve anëtare të aleancës.

Duke folur të mërkurën në hapje të Samitit të liderëve të NATO-s në Ankara, Erdogan tha se Ankaraja këmbëngul të përfshihet në disa nisma që kanë të bëjnë vetëm me Evropën. “Kufizimet midis aleatëve në bashkëpunimin në mbrojtje, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, duhet të hiqen”, ka thënë Erdogani, raportoi Reuters.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se Turqia është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e NATO-s që shpenzimet për mbrojtjen të arrijnë në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, Turqia ka ndarë edhe një buxhet shtesë prej 24 miliardë dollarësh për projektin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupola e Çelikut”, me synimin për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore të NATO-s. Erdogan shtoi se aleatët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e aleancës, pa cenuar unitetin e saj.

Një ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ulur përkrah Erdoganit, deklaroi se do të hiqte sanksionet ndaj Turqisë dhe se do të merrte vendim për një shitje të mundshme të avionëve F-35. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com