Sipas raportimit të Diario AS, mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, ka hedhur poshtë një ofertë të rëndësishme nga Milani, duke mos pranuar kalimin te gjiganti italian. Futbollisti 22-vjeçar, i cili është produkt i akademisë La Masia, nuk ka pasur sezonin më të lehtë nën drejtimin e Hansi Flick, pasi nuk ka qenë zgjedhja e parë në repartin e mesfushës.
Në fillim, agjenti i tij Jorge Mendes ia kishte propozuar Casadon drejtuesve të Milanit, të cilët konsideroheshin favoritë për ta transferuar. Megjithatë, pavarësisht hapësirave të kufizuara te Barcelona, lojtari ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacionin e Flick.
Përveç interesimit të Milanit, Casado ndiqet edhe nga klube të Arabisë Saudite, ku përmendet Al-Hilal, si dhe nga disa ekipe të Ligës Premier, përfshirë Manchester United. Pas refuzimit të mesfushorit spanjoll, Milani pritet të përqendrohet te alternativa të tjera në merkato. Ndërkohë, kuqezinjtë kanë përforcuar repartin ofensiv duke transferuar Gonçalo Ramos nga PSG për një shumë rekord.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
