Man City në bisedime zyrtare me Real Madridin për transferimin e

0%

Eduardo Camavinga mund të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror, me Manchester Cityn që ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e mesfushorit francez. Sipas raportimeve nga Spanja, kontaktet e para mes Real Madridit dhe kampionëve të Anglisë tashmë kanë nisur, ndërsa mundësia e një transferimi është duke u shqyrtuar nga të dy klubet.

Raportohet se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk është plotësisht i bindur nga paraqitjet e Camavingas në sezonet e fundit dhe nuk do ta kundërshtonte largimin e tij gjatë kësaj vere.

Manchester City po analizon mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit, i cili vlerësohet shumë në Ligën Premier falë aftësive të tij fizike, energjisë dhe fleksibilitetit në mesfushë. ⚪ Camavinga, en la rampa de salida: contactos directos Madrid-City por el francés 🔄 — MARCA (@marca) July 1, 2026 Skuadra e Pep Guardiolës tashmë ka investuar fuqishëm në këtë repart, duke transferuar Elliot Anderson për rreth 135 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qytetarët” kishin shfaqur interes edhe për mesfushorin italian Sandro Tonali, por ai pritet të transferohet te Tottenhami në një marrëveshje që do t’i sjellë Neëcastle Unitedit mbi 100 milionë euro.

Në këto rrethana, drejtuesit e Real Madridit e shohin shitjen e Camavingas si një mundësi të mirë financiare, duke qenë se klubet angleze janë të gatshme të investojnë shuma të mëdha për lojtarët e profilit të tij.

Sipas të njëjtave burime, Mourinho synon ta përdorë fitimin nga shitja e francezit për të përforcuar skuadrën në dy pozicione që i konsideron prioritare: një mesfushor të ri dhe një mbrojtës qendre. Objektivi kryesor për repartin defensiv mbetet Alessandro Bastoni, të cilin tekniku portugez e sheh si zgjedhjen ideale për të forcuar prapavijën e madrilenëve.

Ndërkohë, Manchester City nuk e ka ndalur punën vetëm te Camavinga. Klubi anglez vazhdon të ndjekë edhe talentin maroken të Lille, Ayyoub Bouaddi./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi