Një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, LDK mbledh

0%

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet të enjten, më . Kjo mbledhje vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të mbajtura më , me ç’rast LDK ka dalë me 16.69% apo përkthyer në ulëse në Kuvendin e Kosovës, 18 sosh. Mbledhjen e së enjtes për Kallxo.com e konfirmoi zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Ai ka thënë se mbledhja do të filloj në ora . LDK më ka filluar analizën e rezultatit zgjedhor fillimisht me kolegjiumin e degëve të saj. Në deklaratën pas atij takimit të LDK-së është “rikonfirmuar mbështetja e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore.”.

Në të thuhet se zgjedhjet e brendshme pritet të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore. Disa degë të LDK-së, por edhe deputetë të zgjedhur kanë kërkuar dorëheqjen e të parit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit në zgjedhje. Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reaguar më në rrjete sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, kishte nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij (Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e LDK-së në Pejë e Lipjan, e të cilët janë të parët që i kërkuan dorëheqjen. Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy.

Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore.

Pas kërkesave të degëve të LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Abdixhikut, si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ilir Ferati.

Sipas tij, kryetarët e lartcekur, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Dorëheqjen e Abdixhikut e kanë kërkuar edhe dega e Rahovecit dhe ajo e Austrisë.

Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja e vetme sipas deputetes së zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Këto fjalë i ka shkruar Bajrami më pasi që dorëheqja iu kërkua kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nga dega e Pejës, Lipjanit dhe degës së dytë të Prishtinës, pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie.

Bajrami ka kërkuar sjellje me dinjitet, duke shtuar se pozitat nuk janë të përhershme. Në janarin e këtij viti u mbajt votëbesimi ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pasi që ai vet e kërkoi këtë pas rezultatit zgjedhor të dhjetorit 2025.

E Bajrami ka shkruar se edhe në janar ka thënë se përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor duhet reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.

Burimi: Kallxo