Luan në Portugali, Partizani përgatit transferimin e “rrufeshëm”

0%

Flamuri i Portugalisë dhe logoja e Partizanit! Sipas raportimeve që vijnë nga Portugalia, konkretisht “universo.distrital”, klubi i Partizanit është në negociata të avancuara për të transferuar sulmuesin e djathtë, Eric Oliveira. 19-vjeçarit i skadon kontrata me Oriental U19 gjatë këtyre ditëve dhe ekipi në fjalë, ka si qëllim zbulimin e talenteve.

Informacionet për Eric Oliveira janë të kufizuara në “Transfermarkt”, teksa nuk paraqitet as vlera në treg. Mbetet për t’u parë nëse palët do gjejnë akordin dhe lojtari luzitan do i bashkohen “Demave të Kuq” apo do mbetet thjeshtë tratativë.

Burimi: Bota Sot