Lojtarët e Uruguait ndëshkohen nga Federata, pas ‘poshtërimit’ në Botëror

0%

Lojtarët e Uruguait janë ndëshkuar nga Federata Uruguaiane e Futbollit pas një fushate katastrofike në Botërorin 2026. Skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje në turne dhe u eliminua që në fazën e grupeve, pasi barazoi dy takime dhe humbi ndeshjen e fundit 1-0 ndaj Spanjës. Përballja me kampionët e Evropës ishte e mbushur me incidente.

Portieri veteran Fernando Muslera u zëvendësua në pushimin mes pjesëve pasi i shpëtoi nga duart goditja e Alex Baena, duke i dhuruar Spanjës golin e fitores. Situata u përkeqësua edhe më shumë kur mesfushori i Manchester Unitedit, Manuel Ugarte, u largua nga fusha me barelë për shkak të një dëmtimi të dyshuar në gju, i cili mund ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Para ndeshjes kishte raportime të forta se disa lojtarë të Uruguait ishin rebeluar kundër metodave të Bielsës. Sipas raportimeve, disa prej yjeve të ekipit ishin të pakënaqur me intensitetin e stërvitjeve dhe kishin kërkuar një ndryshim të madh në aspektin taktik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe tani Federata Uruguaiane e Futbollit (AUF) ka bërë të qartë pakënaqësinë e saj ndaj paraqitjes së ekipit. Sipas raportimeve të “El País” dhe “Tenfield”, fluturimi privat i planifikuar për kthimin e skuadrës në kryeqytetin Montevideo u anulua pas eliminimit të hershëm.

Fillimisht, e gjithë skuadra dhe stafi do të ktheheshin së bashku me një avion çarter, por më pas u vendos që të udhëtonin nga baza në Meksikë me fluturime komerciale. Kjo bëri që lojtarët të udhëtonin të ndarë, me destinacione dhe ndalesa të ndryshme. Pas humbjes ndaj Spanjës, Bielsa u shfaq dukshëm i irrituar.

Në fillim të intervistës për “DAZN”, ai i kërkoi gazetarit ta përfundonte sa më shpejt intervistën dhe, pas disa përgjigjeve të shkurtra, u largua duke thënë me nervozizëm: “Ju lutem”. Një nga trajnerët më të vlerësuar në futboll, Bielsa mori drejtimin e Uruguait në maj të vitit 2023 dhe një vit më vonë e çoi ekipin deri në gjysmëfinalet e Copa Américas.

Megjithatë, Botërori i tij i tretë si trajner i një kombëtareje, pas eksperiencave me Argjentinën dhe Kilin, rezultoi një dështim, duke shënuar eliminimin e tij të dytë në fazën e grupeve. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ish-trajneri i Leeds Unitedit pranoi se periudha e tij te Uruguai ka qenë një “dështim i plotë”. “Unë nuk po lë asgjë pas për futbollin uruguaian,” tha Bielsa.

“Çdo kontribut që një trajner mund t’i japë një vendi ku ka punuar për tre vjet është i pavlerë nëse nuk arrin rezultate. Vendi i katërt në kualifikueset e Botërorit nuk vlejti për asgjë, vendi i tretë në Copa América ishte po aq i pavlerë, ndërsa kjo paraqitje nuk ka nevojë për shpjegim. Koha ime këtu ka qenë një dështim i plotë”, s htoi ai.

Uruguai, i renditur i 16-ti në renditjen botërore, e mbylli Botërorin në vendin e fundit mes skuadrave të renditura të tretat, me vetëm dy pikë, duke mbetur pas Skocisë, Koresë së Jugut dhe Iranit. Bilanci i Bielsës në stolin e Uruguait është 15 fitore, 16 barazime dhe 8 humbje. Kontrata e tij po i afrohet fundit dhe gjithçka tregon se ai nuk do të vazhdojë në detyrë.

Burimi: Bota Sot