Lila Moss frymëzon të tjerët duke treguar hapur jetën me diabetin e

0%

Modelja Lila Moss po i ndihmon të tjerët të ndihen shumë më të sigurt në veten e tyre. Vajza 23-vjeçare e ikonës së modës Kate Moss pozoi mbi shkëmbinj në Athinë, e veshur me një kostum banje të zi nga Burberry.

Lila, babai i së cilës është drejtori kreativ Jefferson Hack, është vlerësuar për faktin se ka shfaqur në publik monitorin e diabetit të tipit 1 dhe pompën e insulinës, duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”. Lila Moss Lila Grace Moss lindi më në Londër, Mbretërinë e Bashkuar.

Prindërit e saj u ndanë dy vite pas lindjes së Lilës, por të dy kanë arritur të kalojnë kohë me vajzën e tyre. Pavarësisht statusit të tyre si figura të njohura të botës së modës dhe medias, Hack i tha revistës Sunday Times Magazine se Lila i konsideron ata “jashtëzakonisht jo interesantë” (ose “aspak cool”). Lila Moss

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot