Kroacia vendos për selektorin e ri

0%

Shpërndaje në: Slaven Biliq është selektori më i ri i Përfaqësueses së Kroacisë. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Kroacisë. Biliq do ta zëvendësojë Daliqin, i cili pas eliminimit nga Botërori i dha fund epokës së tij nëntëvjeçare në stolin e Kroacisë.

Kroacia u eliminua nga Portugalia në 1/16 e finales të Kupës së Botës. 57-vjeçari Biliq ishte selektor i Kroacisë edhe nga viti 2006 deri në vitin 2012. Së fundi, kroati Daliq e drejtoi skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Fateh.

Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Pjesa e parë e superndeshjes mbyllet baras “Dua të falënderoj Presidentin Kustiq dhe udhëheqjen e Federatës për besimin dhe mbështetjen që kanë treguar duke më lejuar të drejtoj përsëri ekipin kombëtar kroat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam jashtëzakonisht i emocionuar nga kjo sfidë, për të cilën ndihem plotësisht i gatshëm, një trajner më i pjekur dhe me përvojë sesa isha në vitin 2006, por me saktësisht të njëjtin motivim dhe dëshirë për ta parë Kroacinë të fuqishme, të patrembur dhe të suksesshme”, ka thënë Biliq. Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra si Beshiktash, Watford e Al-Ittihad.

Burimi: Koha